|
Post by WiZzi on Jun 16, 2015 13:46:30 GMT
Tashmë konsiderohet si një cështje e mbyllur ripërtërirja e kontratës së portierit zikaltër, Samir Handanovic, sipas FcInterNews.it. Portieri slloven, i lindur më 1984, ka zhvilluar 125 ndeshje me fanelën zikaltër nga viti 2012 deri më sot, mbetet akoma shumë i rëndësishëm për projektin e Mancinit.
Me shumë mundësi brenda disa javëve (varet edhe nga angazhimi i portierit me përfaqësuesen sllovene), ish-portieri i Udineses do të nënshkruajë kontratën e re, e cila do të jetë e vlefshme deri në qershorin e vitit 2018, me mundësi të zgjatjes edhe për një vit (kontrata aktuale skadon më 2016). Paga do të rritet nga 2 milionë në 2,7 milionë netto, plus bonuse të cilat janë të lidhura me rezultatet e skuadrës si dhe paraqitjet e tij, ku më plotësimin e këtyre bonuseve, paga e tij mund ta arrijë shifrën e 3 milionë eurove. Në kontratë, nuk është e përfshirë ndonjë klauzolë favorizuese në rast të një largimi të mundshëm të Handanovic, në qoftë se do të arrinin oferta nga klube të cilat marrin pjesë në Champions League.
Me Interin e Thohir i cili ka filluar të marrë formë, pas rinovimit të Icardit, tani vije një tjetër lajm i mirë për Mancinin: rinovimi i Handanovic.
|
|