|
Post by WiZzi on Jun 16, 2015 15:14:19 GMT
Inter është duke konsideruar shitjen e mesfushorit Mateo Kovacic, gjatë afatit kalimtar të verës. Presidenti i Nerazzurrëve, Erick Thohir kërkon 35 milionë euro për shitjen e reprezentuesit kroat, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”. Tifozët e Interit kanë krijuar një “hashtag” me emrin “#SaveKovacic”, duke kundërshtuar shitjen e tij. Mirëpo, duket se mesfushori i talentuar do të jetë futbollisti që do të sakrifikohet për të grumbulluar fonde në angazhimin e përforcimeve për sezonin e ri.
|
|